4
Gjeneral Rama, më pastaj e njoftoi gjeneralin Federici, për të arriturat e përgjithshme të FSK-së, duke shtuar se të gjitha kapacitetet operacionale të FSK-së zhvillohen sipas standardeve të NATO-s, në mënyrë që të jenë të ndërveprueshme me forcat e vendeve anëtare të NATO-s.
Komandanti i FSK-së, shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin me KFOR-in me qëllim të rritjes së ndërveprushmërisë dhe gatishmërisë për ballafaqim me sfidat e përbashkëta. Nga ana e tij, komandanti i KFOR-it, përgëzoi gjeneral Ramën për të arriturat e deritashme të FSK-së, si dhe theksoi përkushtimin e KFOR-it, për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të deritashëm me FSK-në, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.