4
Ndihma gjermane për FSK-në ka qenë e vazhdueshme që nga themelimi i saj e vazhdon edhe sot.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, komandanti i FSK-së, Gjeneral Jashari, ka pritur në takim Gjenerallejtënant Markus Laubernthal, ku ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ka ofruar për FSK-në, në fushat edukimit, trajnimit, donacione dhe pajisje, duke ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknike të FSK-së.
Republika gjermane ka dhënë një kontribut të veçantë në kuadër të bashkëpunimit bilateral duke ndarë përvojat e tyre me FSK-në, në nivel ekspertesh për fushat specialistike.
KOMFSK ka falënderuar gjeneralin Laubernnthal për deklarimin e trupave gjermane për pjesëmarrje në Ushtrimin Defender Europe 2023.
Temë diskutimi mes dy gjeneralëve ka qenë edhe lufta në Ukrainë dhe ndikimin e sajë në rajon. Në fund të takimit, Gjeneral Jashari e ftoi Gjeneralin Laubernthal që ta shtrijnë bashkëpunimin edhe me tej si në përfshirjen e trupave të FSK-së në ushtrime fushore në Gjermani së bashku me Bundeswehr.




