Inspektori Gjeneral i FSK-së, gjeneralmajor Irfete Spahiu ka vizituar Qendrën për Udhëheqjen e Brendshme në Koblenz të Gjermanisë

4

Kjo vizitë ka pasur për qëllim avancimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e udhëheqjes dhe trajnimit ushtarak në mes forcave të armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë (Bundeswehr) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Delegacioni ynë kishte rastin të shohë nga afër trajnimet praktike, mësimet dhe metodologjitë që përdoren në këtë Qendër për të përmirësuar aftësitë dhe kompetencat e udhëheqësve ushtarakë të Bundeswerit.

Gjatë kësaj vizite nga ana e lidershipit të ZiF është konfirmuar gatishmëria që me FSK-në të thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë, lidershipit  dhe trajnimeve.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors