Gjeneral Cikaqi mori pjesë në konferencën e radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

4

Edhe këtë radhë, pjesëmarrësit e rreth 50 shteteve në nivel të ministrave dhe shefave të mbrojtjes, rikonfirmuan fuqishëm  vendosmërinë e komunitetit ndërkombëtar për mbështetjen e Ukrainës dhe qeverisë së saj në përballje me agresionin ushtarak të Rusisë dhe mizorive të saj ndaj popullit ukrainas.

Në fjalën e tij, Sekretari Austin, ndër të tjera, theksoi se “Mizoritë e Rusisë kanë bashkuar më tej kombet e vullnetit të mirë që qëndrojnë me Ukrainën,” duke shtuar se Putini i ka dhënë botës një tjetër “parashikim të zymtë të së ardhmes , ku oreksi i autokratëve agresivë tejkalojnë të drejtat e shteteve paqësore”.

Pjesëmarrja e përfaqësuesëve të Republikës së Kosovës, rikonfirmon besimin  e fuqishëm që kanë aleatët tanë në vlerat tona demokratike perëndimore dhe kapacitetet tona shtetërore për angazhim në frontin e përbashkët në mbrojtjen e paqes, lirisë dhe demokracisë, si dhe në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë globale.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors