Drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci mori pjesë në takimin vjetor të Kartës së Adriatikut, SHBA-A5

4

Në këtë takim, Ministria e Mbrojtjes u përfaqësua nga drejtori i Drejtorisë për Politika të Mbrojtjes, Faruk Geci.

Fokusi kryesor i takimit ishte koncepti i rivitalizimit të Kartës së Adriatikut si dhe niveli i bashkëpunimi rajonal në kuadër të kësaj iniciative.

Në ekspozenë e tij, Drejtori Geci rikonfirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Mbrojtjes për të ofruar kontributin e plotë në kuadër të bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurise se mbrojtjes si dhe ritheksoi kërkesën për anëtarësim me status të plotë të Kosoves në këtë iniciativë.

Ndër të tjera, në këtë takim, nga shumica e shteteve anëtare të Kartës së Adriatikut, u ripotencua politika e Derës së Hapur të kësaj iniciative, e në kuadër të saj edhe kërkesa për anëtarësim e Republikës së Kosovës në këtë iniciativë.

Sipas konceptit dhe formatit të Kartës së Adriatikut, SHBA-A5, takimet e radhës do të vazhdojnë në nivel të ministrave të mbrojtjes dhe të ministrave të jashtem në nëntor dhe dhjetor të këtij viti.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors