Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim Akademikun e njohur shqiptar, profesor Rexhep Qosja. Në këtë takim, Ministri Mehaj ndau mirënjohje për Akademikun Rexhep Qosja, për kontributin e jashtëzakonshëm në krijimtarinë letrare dhe etno-kulturore, si dhe shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës. Nga ana e tij, Akademiku Qosja e përgëzoi Ministrin Mehaj për punën e palodhshme në vazhdimin e forcimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që është një ndër shtyllat kryesore të shtetit tonë të ri.