Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enis Kervan, mori pjesë në programin përmbyllës të TEKNOFEST-it, i cili u zhvillua me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe të ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.
Në kuadër të këtij programi të rëndësishëm, ku u prezentuan avancimet teknologjike, industria e mbrojtjes dhe entuziazmi i të rinjve për të ardhmen, pjesëmarrja në këtë festival dëshmoi përkushtimin ndaj avancimit të kapaciteteve teknologjike dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e mbrojtjes.
Vizita dhe aktivitetet e zëvendësministrit të Mbrojtjes, Enis Kervan, në kuadër të TEKNOFEST-it në Shanliurfa, u përmbyllën me ceremoninë përmbyllëse të festivalit.
