Ministria e Mbrojtjes sot ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të destinuara për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023

4

OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për neutralizimin e mjeteve të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.

Rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin dhe gatishmërinë operacionale.

Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe modernizimin e vazhdueshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors