Në kuadër të takimeve dypalëshe të zhvilluara gjatë Konferencës së Sigurisë në Berlin, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takua me ministrin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Florian Hahn.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit rajon, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, si dhe për forcimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe të industrisë ushtarake. Po ashtu, vëmendje iu kushtua avancimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, ministri Hahn rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për proceset integruese të Republikës së Kosovës dhe perspektivën e saj euroatlantike.