Ministri Maqedonci priti në takim diplomatësh dhe ekspertësh evropianë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim një grup diplomatësh evropianë dhe ekspertësh, në kuadër të iniciativës “The Enlargement Strategic Dialogues”, të organizuar nga Qendra Austro-Franceze për Afrimin në Evropë, me mbështetjen e “Open Society Foundations”.

Me këtë rast, diskutuan së bashku për zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për procesin e zhvillimit të kapaciteteve dhe për situatën e sigurisë në rajon e më gjerë.

Ministri Maqedonci ndau me të pranishmit këndvështrimin e Kosovës mbi kërcënimet hibride dhe sfidat e sigurisë, si dhe masat që ndërmerren së bashku me partnerët tanë për t’u përballur me to.

“E arritur e rëndësishme gjithashtu është kontributi i Kosovës përtej kufijve tanë, përmes angazhimit në operacione nderkombëtare në mbështetje të paqes në Evropë dhe në Lindjen e Mesme”, theksoi ministri me këtë rast.

Republika e Kosovës është e përkushtuar të ndërtojë një forcë moderne dhe profesionale, por njëkohësisht të jetë edhe kontribuese aktive në sigurinë dhe paqen në botë.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors