Ministri Maqedonci priti në takim atasheun jorezident të Mbrojtjes të Republikës së Çekisë për Kosovën, kolonel Radim Jonas

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim lamtumirës atasheun jorezident të Mbrojtjes të Republikës së Çekisë për Kosovën, kolonel Radim Jonas, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Me këtë rast, ministri Maqedonci e falënderoi kolonel Jonas për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe kontributin e tij në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë gjatë katër viteve të shërbimit të tij.

Ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe përkushtimin e kolonel Jonas në forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke theksuar se bashkëpunimi i ndërtuar gjatë kësaj periudhe ka krijuar një bazë të fuqishme për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Duke vlerësuar lart kontributin e tij në zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve të mbrojtjes, ministri Maqedonci i uroi kolonelit Radim Jonas suksese në detyrat dhe angazhimet e tij të ardhshme.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors