Ministri Maqedonci mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve në Republikën e Turqisë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, me rastin e shënimit të Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë.

Në kuadër të ceremonisë, ministri Maqedonci takoi presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, të cilëve ua uroi Ditën e Fitores së Republikës së Turqisë.

Një moment i veçantë i ceremonisë ishte diplomimi i pesë kadetëve nga Republika e Kosovës, të cilët përfunduan me sukses studimet e tyre ushtarake. Ministri Maqedonci, i përgëzoi për përkushtimin, disiplinën dhe suksesin e treguar gjatë studimeve, duke u uruar një karrierë të suksesshme në shërbim të vendit.

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë është i rëndësishëm dhe mbështetja në edukim, trajnim dhe përgatitje profesionale të kuadrove të reja ushtarake përbën një nga shembujt konkretë të këtij bashkëpunimi.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors