Ministri Maqedonci mori pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar heroit Tahir Sinani

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar heroit të kombit, Tahir Sinani, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj akademie u nderua jeta, vepra dhe sakrifica e njërit prej luftëtarëve më të shquar të kombit shqiptar, i cili mbetet simbol i guximit, përkushtimit dhe angazhimit të palëkundur për lirinë e popullit shqiptar.

“Tahir Sinani i qëndroi besnik idealit të lirisë deri në flijimin e jetës së tij. Kontributi i tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe angazhimi i tij për çështjen kombëtare janë frymëzim i përhershëm për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për çdo qytetar që beson në vlerat e lirisë, dinjitetit dhe atdhedashurisë”, theksoi mes tjerash ministri Maqedonci.

Lavdi e përjetshme heroit Tahir Sinani dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors