̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈

4

Gjatë takimit, zëvendësministri Syla i informoi pjesëmarrësit për progresin dhe sfidat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së. Ai gjithashtu ndau mendimet e tij mbi situatën e sigurisë në nivel lokal, rajonal dhe global.

Në vijim, Komandanti i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, gjeneral brigade Ylli Pulaj, shprehu falënderime për mikpritjen dhe vuri në dukje përfshirjen e gjerë në kurs, duke përfshirë pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, dhe vende të tjera partnere si Gjermania, Rumania, Bullgaria, Turqia, Greqia, Gjeorgjia dhe Italia. Gjeneral Pulaj theksoi qëllimin e këtij kursi si përmirësimi i aftësive dhe cilësive të personelit civil dhe ushtarak përmes shkëmbimit të përvojave me vendet partnere të NATO-s.

Zëvendësministri Syla vlerësoi lartë përfshirjen e Kosovës në këtë kurs, duke e konsideruar si një dëshmi të bashkëpunimit të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë midis Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve partnere. Ai përshëndeti fokusin shkencor dhe strategjik të vizitës, i cili përfshiu trajtimin e aspekteve historike dhe ushtarake të betejave të UÇK-së, me një theks të veçantë në Betejën e Koshares, si një moment historik në luftën për liri.

Zëvendësministri Syla shprehu angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e përgatitur atë si një ushtri moderne dhe e përkushtuar për garantimin e sigurisë rajonale dhe globale.

Në kuadër të këtij takimi, shef i J5J8 të FSK-së, kolonel Haki Hoti, bëri një prezantim të përgjithshëm mbi të arriturat e deritanishme të FSK-së dhe objektivat për ardhmen.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors