Kosova pjesëmarrëse në takimin me drejtorë për politika të mbrojtjes në Kartën e Adriatikut

Drejtori për Politika të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes, Faruk Geci, mori pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut–SHBA-së (A5), i mbajtur në Shibenik të Kroacisë.

Në takim u trajtuan temat për sigurinë rajonale, kërcënimet hibride, sfidat ekonomike dhe energjetike, integrimin euroatlantik dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare dhe vëzhguese.

Në kuadër të diskutimeve, drejtori Faruk Geci paraqiti tri propozime konkrete: shkëmbimi i përvojave për mbrojtjen e infrastrukturës kritike nga kërcënimet hibride, organizimin e një ushtrimi rajonal në tavolinë gjatë vitit 2027, me pjesëmarrjen e vendeve anëtare dhe vëzhguese dhe zgjerimin e trajnimeve të përbashkëta për kërkim-shpëtim, mbështetje mjekësore dhe deminim. Drejtori kërkoi që çështja e plotë e anëtarësimit të Kosovës në A5 të përfshihet në agjendën e takimeve të ministrave të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, të planifikuara të mbahen në fund të këtij viti

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors