Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutuan mbi zhvillimet aktuale të sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.
Gjatë takimit, u bisedua për situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe më gjerë, rëndësinë e koordinimit të ngushtë me partnerët strategjikë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha me interes të përbashkët.
Me këtë rast, ministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Republikës së Kosovës dhe sektorit të mbrojtjes, duke vlerësuar partneritetin e ngushtë të ndërtuar ndër vite.
Në takim u rikonfirmua angazhimi i përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, si dhe për të vazhduar koordinimin e ngushtë për sfidat e përbashkëta të sigurisë.