Ministri Maqedonci priti në takim Presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mirëpriti Presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e vizitës së saj të parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës në cilësinë e Presidentes dhe Komandantes Supreme të FSK-së.

Gjatë takimit, Ministri e informoi Presidenten për punën dhe angazhimet e Ministrisë së Mbrojtjes, procesin e zhvillimit dhe modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për objektivat dhe prioritetet e Ministrisë në fushën e mbrojtjes.

Ministri Maqeonci i uroi Presidentes Shiroka-Pula suksese gjatë mandatit të Presidentes dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm për të përmbushur objektivat e përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors