Ministri Maqedonci mori pjesë në takimin e 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë sot në takimin e 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, në selinë e NATO-s në Bruksel, ku u riafirmua vazhdimi i mbështetjes së partnerëve ndaj Ukrainës dhe popullit të saj.

Republika e Kosovës po kontribuon konkretisht në këtë përpjekje të përbashkët, përmes bashkëpunimit me EUCOM, në kuadër të të cilit janë trajnuar 146 pjesëtarë ukrainas në shtatë grupe, si dhe janë ofruar dy pako të mbështetjes ushtarake. Për më shumë se dy vjet, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kontribuuar në trajnimin e rekrutëve ukrainas në kuadër të Operacionit Interflex në Mbretërinë e Bashkuar.

Kosova mbetet e përkushtuar për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës në mbrojtje të lirisë, sovranitetit dhe paqes në Evropë.

Ministri Maqedonci zhvilloi edhe një takim me homologun e tij, ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufin, në Përfaqësinë e Republikës së Shqipërisë në NATO. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes si dhe ministri Maqedonci e falënderoi ministrin Nufi për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Një NATO më e fortë në Ballkan nënkupton një Evropë më të sigurt.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors