Zëvendësministri Lleshi mori pjesë në ceremoninë e 10 vjetorit të NALT-it

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, sot mori pjesë në ceremoninë e shënimit të dhjetëvjetorit të themelimit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Në ceremoni morën pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli si dhe zyrtarë të lartë dhe oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast, në fjalën e tij, zëvendësministri Lleshi theksoi se orientimi euroatlantik dhe aspirata për anëtarësim në NATO mbeten prioritete strategjike të Republikës së Kosovës. Zëvendësministri nënvizoi se ky synim dëshmohet përmes forcimit të institucioneve demokratike, zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe gatishmërisë për të kontribuuar në sigurinë dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar.

Gjithashtu, zëvendësministri shprehu mirënjohjen për gjeneral brigade Shulte-Bergof si dhe për të gjithë pjesëtarët e stafit që kanë shërbyer në kuadër të NALT-it gjatë këtyre dhjetë viteve duke i falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tyre ndaj Republikës së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me NALT-in, si dhe me shtetet aleate dhe partnere, me qëllim që të forcojë më tej kapacitetet mbrojtëse dhe avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, në mbështetje të Republikës së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors