Komisioni Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës

Komisioni Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjatë vizitës, delegacioni u prit nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në takimi u diskutua për zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së, procesin e tranzicionit dhe avancimit të kapaciteteve mbrojtëse, si dhe për progresin e arritur në ngritjen dhe modernizimin e FSK-së.

Në këtë takim u shkëmbyen informacione dhe qëndrime lidhur me prioritetet strategjike, sfidat dhe planet zhvillimore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe mbikëqyrjes parlamentare në funksion të forcimit të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së falënderuan kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajçinovcin, si dhe anëtarët e tjerë të komisionit, për bashkëpunimin profesional dhe mbështetjen e vazhdueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në takim u konfirmua sërish rëndësia për koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional me qëllim që të zhvillohen  më tej kapacitetet profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors