Ministri Maqedonci bën homazhe në nderim të ushtarëve britanikë të rënë në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me zëvendëskomandantin e FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, përfaqësues të institucioneve vendore dhe partnerë ndërkombëtarë, bëri homazhe pranë pllakës përkujtimore kushtuar ushtarëve britanikë, në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.

Katërmbëdhjetë ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë, së bashku me rreth 150 ushtarë të tjerë nga vende të ndryshme, janë dëshmi e sakrificës së përbashkët për paqen dhe sigurinë në vendin tonë.

Kosova e nderon përherë këtë sakrificë dhe shpreh mirënjohje të thellë për miqësinë dhe mbështetjen e popullit britanik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors