Ministri Maqedonci priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës


Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Sh.T. Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për rëndësinë e avancimit të politikave dhe kapaciteteve për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes.

Me këtë rast, Ambasadori Hargreaves e uroi ministrin për mandatin e ri qeverisës dhe riafirmoi gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të thelluar më tej bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ministri Maqedonci e falënderoi Ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme dhe për partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors