Ministri Maqedonci diskuton me homologun polak thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Në takimin me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Polonisë, Władysław Kosiniak-Kamysz, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, diskutoi për zhvillimet aktuale të sigurisë në nivel botëror dhe evropian, si dhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

Gjatë takimit, ministri i Mbrojtjes e njoftoi homologun polak për situatën e sigurisë në Kosovë dhe përparimin e arritur në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Vëmendje e veçantë iu kushtua thellimit të bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, me theks të veçantë te mundësitë e bashkëprodhimit, si një fushë me potencial për zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Me këtë rast, ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për sigurinë e Kosovës përgjatë 27 viteve të fundit, si dhe për kontributin e ushtarakëve polakë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Kosova dhe Polonia vazhdojnë të bashkëpunojnë në çështje me interes të përbashkët në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, duke synuar avancimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors