Zëvendësministri Kervan mori pjesë në TEKNOFEST në Republikën e Turqisë

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enis Kervan, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së TEKNOFEST-it (festival i teknologjisë dhe hapësirës ajrore), në Shanliurfa të Turqisë. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Republikës së Turqisë, Mehmet Fatih Kacır, dhe kryetari i Bordit Drejtues të TEKNOFEST-it, Selçuk Bayraktar.

Gjatë festivalit zëvendësministri Kervan, së bashku me ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Republikës së Turqisë, Mehmet Fatih Kacır, vizitoi hapësirat ekspozuese të festivalit dhe shqyrtoi nga afër projektet e zhvilluara nga të rinjtë dhe ekipet pjesëmarrëse.

Në kuadër të vizitës zyrtare, zëvendësministri Kervan u takua edhe me Guvernatorin e Şanlıurfës, Hasan Şıldak. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Ndërsa, në takimin me zëvendësministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Republikës së Turqisë, Muhammet Kasım Gönüllü, diskutoi për projektet e zhvilluara në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe për mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit ndërmjet dy vendeve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors