Ministri Maqedonci ndan mirënjohje për pjesëtarët e komunitetit boshnjak

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në shenjë nderimi dhe vlerësimi për kontributin e tyre, ka ndarë mirënjohje për pjesëtarët e komunitetit boshnjak që shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjatë takimit ministri Maqedonci vlerësoi përkushtimin dhe kontributin e pjesëtarëve të komunitetit boshnjak në përmbushjen me profesionalizëm dhe përgjegjësi të detyrave dhe përgjegjësive të tyre në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndarja e mirënjohjeve shpreh respektin dhe falënderimin institucional për kontributin e pjesëtarëve të komunitetit boshnjak, të cilët përmes përkushtimit, profesionalizmit dhe përgjegjësisë së tyre kontribuojnë në misionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në shërbim të vendit.

Ministria e Mbrojtjes i uron të gjithë pjesëtarët e komunitetit boshnjak me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, duke shprehur njëkohësisht respektin për kulturën, traditat dhe vlerat e këtij komuniteti, si pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors