Ministri Maqedonci nderon viktimat e 11 Shtatorit

Ministri në  detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, dhe ushtruesen e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiun, kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore “Kosova kujton”, në oborrin e ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit për të përkujtuar dhe nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo ngjarje do të kujtohet me dhimbje për kërcënimin që terrorizmi paraqet ndaj paqes, sigurisë, lirisë dhe vlerave demokratike.

Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë ndërtuar mbi një miqësi të qëndrueshme dhe një partneritet të dëshmuar ndër vite, veçanërisht në momentet më të vështira. Në këtë përvjetor, Republika e Kosovës shpreh solidaritetin e saj të palëkundur me popullin amerikan dhe nderon me respekt të thellë kujtimin e të gjitha viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Nderim i përhershëm për viktimat e 11 shtatorit 2001.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors