Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli-Dalipi, nënshkruan sot Marrëveshjen e Mirëkuptimit, me qëllim që të forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për mbrojtjen e mjedisit.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Forca e Sigurisë së Kosovës do të ofrojë mbështetje për institucionet shtetërore përmes angazhimit të personelit, makinerisë dhe kapaciteteve logjistike për të garantuar një ambient të sigurt dhe pastër.
Mbrojtja e mjedisit është një përgjegjësi shtetëror që kërkon koordinim dhe angazhim të përbashkët. Ky partneritet dëshmon përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vepruar në mbrojtje të hapësirave publike, forcimin e sigurisë mjedisore dhe krijimin e një mjedisi më të pastër për të gjithë qytetarët.