Ministri Maqedonci priti në takim zëvendëskomandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral brigade Mark A. Muckey

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot mirëpriti në takim zëvendëskomandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës,gjeneral brigade Mark A. Muckey, me të cilin diskutuan për mundësitë e thellimit për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes, duke përfshirë shfrytëzimin e përbashkët të infrastrukturës ajrore të FSK-së dhe zhvillimin e kapaciteteve sipas standardeve të NATO-s.

Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Ajovës, si pjesë e marrëdhënieve të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdon të jetë një nga bashkëpunimet më të suksesshme dhe më të qëndrueshme në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuuar drejtpërdrejt në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së.

 Gjatë takimit, u rikonfirmua përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të investuar në infrastrukturë moderne ushtarake dhe për ofrimin e lehtësirave që avancojnë ndërveprueshmërinë me partnerët strategjikë. Ndërkaq, gjeneral brigade Muckey vlerësoi lart bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, duke e cilësuar atë si një ndër partneritetet më të suksesshme në fushën ushtarake.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors