Oficerët e FSK-së emërohen si oficerë ndërlidhës Në Forcën Stabilizuese Ndërkombëtare për Gaza (ISF)

Oficerët e FSK-së, major Gentrit Idrizi dhe major Labinot Lala, emërohen si oficerë ndërlidhës në strukturat e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare për Gaza (ISF).

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se ky emërim është rezultat i zhvillimit të vazhdueshëm të FSK-së, investimeve në mbrojtje dhe partneritetit të palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë.

Besimi i partnerëve në profesionalizmin e ushtarakëve tanë dëshmon avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe rolin gjithnjë e më aktiv të Kosovës në sigurinë ndërkombëtare.

Urime oficerëve tanë, FSK-së dhe Republikës së Kosovës për këtë arritje të rëndësishme në rrugëtimin euroatlantik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors