Ministri Maqedonci priti në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, Kevin Hamilton

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, Kevin Hamilton.

Gjatë takimit u ritheksua përkushtimi i Republikës së Kosovës ndaj integrimit euroatlantik dhe forcimit të partneritetit strategjik me NATO-n dhe shtetet aleate.

Po ashtu, u diskutua për zhvillimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, modernizimin e kapaciteteve sipas standardeve të NATO-s, rritjen e investimeve në mbrojtje, si dhe rëndësinë e vazhdimit të pranisë së NATO-s dhe KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Kosova mbetet e përkushtuar të kontribuojë gjithnjë e më shumë në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, duke avancuar nga një konsumuese e sigurisë në një kontribuese aktive për paqen dhe stabilitetin.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors