Ministri Maqedonci priti në takim gjeneral brigade Chris A. McKinney të Komandës Evropiane të SHBA

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim zëvendësdrejtorin e Partneritetit, Bashkëpunimit të Sigurisë dhe Armëve të Shkatërrimit në Masë në Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris A. McKinney.

Gjatë takimit u diskutua për ambientin e sigurisë në vend dhe më gjerë, si dhe për avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, blerjet ushtarake dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes. Me këtë rast, u vlerësua lart roli i pazëvendësueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si partner strategjik i Kosovës, në mbështetjen e vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

Gjeneral brigade McKinney vlerësoi progresin e arritur për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes si dhe  për të realizuar projektet strategjike duke avancuar sektorin e mbrojtjes.

Palët ritheksuan përkushtimin që të thellojnë bashkëpunimin, të ndërtuar rreth besimit reciprok për të forcuar kapacitetet ushtarake të vendit dhe integrimit euroatlantik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors