Në mbledhjen e 19-të të Qeverisë, u miratua vendimi me të cilin përfundon procedura e shpronësimit për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Kombinatit Bujqësor Industrial “Ereniku”, për nevoja të realizimit të projektit “Ndërtimi i Zonës Industriale të Mbrojtjes” në zonën kadastrale Jahoc, komuna e Gjakovës.
Kjo zonë industriale, me një hapësirë prej mbi 130 hektarësh, do të shërbejë si bazë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë, ku do të ndërtohet edhe fabrika e parë për prodhimin e municioneve në vend.
Ky projekt paraqet një hap strategjik drejt avancimit të kapaciteteve shtetërore në fushën e mbrojtjes, zhvillimit industrial dhe forcimit të sigurisë kombëtare.