KONKURS

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e 6 mjekëve të përgjithshëm në Regjimentin e Mjekësisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Afati për aplikim është 11 – 25 maj 2026.

Aplikimi bëhet online: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply

Kandidatët duhet të:

  • jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • posedojnë diplomë universitare në mjekësi;
  • kenë licencë profesionale valide;
  • plotësojnë kushtet fizike dhe shëndetësore të kërkuara.

Konkursi është i hapur për kandidatët e të dy gjinive deri në moshën 30-vjeçare.

Mos e humbisni mundësinë për t’i shërbyer vendit dhe për të ndërtuar një karrierë profesionale në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Për më shumë informata, klikoni në : https://mod.rks-gov.net/desk/inc/media/b1cfdc9a-c7c8-4137-b710-8a294baf95af.doc , apo në numrat 038-555584-5690, ose 038-555584-5691, nga ora 09:00 deri në 15:00.

Bashkohuni me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe bëhuni pjesë e një misioni me rëndësi për vendin!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors