Zëvendësministri Gegë Lleshi rikonfirmon partneritetin strategjik Kosovë–Shqipëri

4

Gjatë vizitës, Zëvendësministri Lleshi u prit nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, me të cilin diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, avancimin e projekteve të përbashkëta dhe koordinimin përballë sfidave të sigurisë.

Delegacioni zhvilloi takim edhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji, ku u diskutua për rritjen e ndërveprueshmërisë dhe avancimin e bashkëpunimit ushtarak sipas standardeve të NATO-s.

Në kuadër të vizitës u realizuan takime edhe me drejtues të strukturave të inteligjencës ushtarake, përfaqësues të Komandës Kibernetike dhe institucioneve ushtarake arsimore në Republikën e Shqipërisë. Zëvendësministri Lleshi takoi gjithashtu kadetë dhe studentë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po ndjekin shkollimin në akademitë ushtarake shqiptare, duke i inkurajuar për profesionalizëm dhe përkushtim në shërbim të vendit.

Vizita rikonfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe përkushtimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit strategjik në funksion të paqes dhe sigurisë rajonale.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors