Ministri Maqedonci takoi Sekretarin e Industrisë së Mbrojtjes të Turqisë, Haluk Görgün

4

Gjatë takimit u diskutua për ndërtimin e kapaciteteve vendore të industrisë së mbrojtjes në Kosovë. Në këtë kontekst, u trajtua projekti i fabrikës së municionit, i cili pritet të realizohet gjatë këtij viti dhe të përfaqësojë një investim tërësisht vendor. Po ashtu, palët diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit me kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes, proceset e ardhshme të prokurimit si dhe mundësitë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta prodhuese.

Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë panair, Ministri Maqedonci, së bashku me Sekretarin Görgün, zhvilloi takime edhe me Zëvendëspresidentin e Republikës së Turqisë, Cevdet Yılmaz, si dhe me Drejtorin Ekzekutiv të kompanisë Baykar dhe themeluesin e SAHA EXPO, Haluk Bayraktar, me të cilët vizituan edhe disa nga stendat e kompanive pjesëmarrëse në panair.

Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, të ndërtuara mbi bazën e besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, vazhdojnë të forcohen dhe të thellohen, duke kontribuar në garantimin e paqes, sigurisë dhe zhvillimit rajonal.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors