Shënohet Dita Kombëtare e Turqve të Kosovës në Ministrinë e Mbrojtjes

4

Në Ministrinë e Mbrojtjes sot u shënua Dita Kombëtare e Turqve të Kosovës, ku u organizua pritje zyrtare për ushtarakët dhe zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së nga ky komunitet.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Enis Kervan, nderuan me mirënjohje pjesëtarët e komunitetit turk që shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angılı, atasheu i mbrojtjes, Adem Türk, zyrtarë dhe ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe zyrtarë të NALT-it.

Ministri Maqedonci vlerësoi miqësinë e Kosovës me Republikën e Turqisë dhe kontributin e vazhdueshëm të shtetit turk për të ngritur kapacitetet tona ushtarake, si dhe për zhvillimin shoqëror dhe institucional.

Ai theksoi se bashkëjetesa dhe harmonizimi mes shqiptarëve, turqve dhe grupeve të tjera etnike është aset i çmuar që na bën më të fortë si shoqëri.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors