Ministri Maqedonci, takoi drejtorin menaxhues të Shoqatës Federale të Industrisë së Sigurisë dhe Mbrojtjes së Gjermanisë, Roland Haag

4

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, veçanërisht për të forcuar partneritetin në industrinë e mbrojtjes, zhvillimin teknologjik dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Në këtë kontekst, ministri theksoi gjithashtu lehtësirat që ofron Qeveria e Republikës së Kosovës për investime, përfshirë potencialin e zonave industriale, si dhe fuqinë punëtore të re, të kualifikuar dhe energjike, si një avantazh i rëndësishëm për bashkëpunim ekonomik dhe industrial.

Ky bashkëpunim paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve strategjike dhe eksplorimit të mundësive konkrete për partneritete afatgjata, në funksion të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në thellimin e partneriteteve me aleatët tanë dhe në ndërtimin e një sektori modern dhe të ndërveprueshëm të mbrojtjes.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors