Ministri Maqedonci mirëpriti ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufin

4

Në delegacionin pritës ishte edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Takimi ndërmjet dy ministrave u zhvillua me përzemërsi në vijim të agjendës zyrtare, ndërsa më pas u mbajt konferenca për media. Në vazhdim, u realizua edhe takimi dypalësh ndërmjet delegacioneve.

Në konferencën për media, organizuar me rastin e kësaj vizite, ministri Maqedonci shprehu mirënjohje dhe falënderoi homologun e tij për angazhimin e Republikës së Shqipërisë, veçanërisht për ndërtimin e kapaciteteve ushtarake.

“Republika e Shqipërisë vazhdon të kontribuojë në fuqizimin e FSK-së përmes trajnimeve dhe edukimit që bëjnë pjesëtarët tonë në Shqipëri, përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe përmes prezencës në kuadër të misionit të KFOR-it, ku Republika e Shqipërisë luan një rol të veçantë. Gjatë takimit diskutuam për thellimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera duke përfshirë industrinë e mbrojtjes, sektor i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për kohët kur po jetojmë. Andaj, do të punojmë më gjerësisht për të identifikuar këtë fushë. Jam falënderues për gatishmërinë në mbështetjen e Kosovës dhe në rrugën e integrimit në NATO, në promovimin e Kosovës në kuadër të NATO-s, por në veçanti si Ministri në bashkëpunimin regjional që kemi me Shqipërinë dhe Kroacinë në këtë aspekt.” – tha ministri Maqedonci.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, falënderoi ministrin Maqedonci për pritjen e ngrohtë dhe ndër të tjera theksoi se Republika e Shqipërisë qëndron krah për krah me Kosovën dhe në rrugëtimin e saj që nga fillimi. Ai theksoi se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes është thelbësore për ngritjen e kapaciteteve dhe garantimin e sigurisë të dy vendeve dhe se thellimi i bashkëpunimit në veçanti në industrinë e mbrojtjes, i përket të dy palëve.

Të dy ministrat e Mbrojtjes theksuan se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në mes  të dy vendeve do të thellohet edhe më tej duke e parë këtë si avancim drejt së ardhmes.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors