Kursantët nga Kolegji i Mbrojtjes së Shqipërisë vizituan Ministrinë e Mbrojtjes

4

Në përbërje të delegacionit ishin drejtues të nivelit të lartë të institucioneve të sigurisë së Republikës së Shqipërisë, si dhe personel ushtarak dhe civil nga shtetet anëtare të NATO-s, përfshirë Turqinë, Kroacinë, Greqinë, Italinë, Bullgarinë, Hungarinë dhe Poloninë, si dhe nga shtete partnere si Jordania.

Temë kryesore e takimit ishte siguria në Ballkanin Perëndimor, ndikimi i luftës në Ukrainë, si dhe përkushtimi i Republikës së Kosovës për avancimin e reformave në sektorin e mbrojtjes. Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e garantimit të misionit kushtetues të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe përparimi drejt anëtarësimit në NATO dhe e integrimit në Bashkimin Evropian.

Ministri Maqedonci theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal, duke nënvizuar hapat e ndërmarrë nga Kosova dhe vizionin e saj evropian, të ndërlidhur ngushtësisht me partneritetin me vendet fqinje dhe angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe vlerave perëndimore.

Në përmbyllje, ministri u uroi suksese të mëtejshme kursantëve duke i cilësuar ata si liderë të ardhshëm në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors