4
Gjatë takimit, ministri Maqedonci vlerësoi lart përkushtimin, profesionalizmin dhe suksesin e Komandant Dervishit, duke theksuar se ai përfaqëson një shembull të fuqishëm të rolit gjithnjë në rritje të shqiptaro-amerikanëve në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së SHBA-së. Ai u cilësua si një figurë që mishëron vlerat e shërbimit, të përgjegjësisë dhe të lidershipit.
Nga ana e tij, Komandant Dervishi tha se ndihet i nderuar që ka vizituar Kosovën duke vlerësuar arritjet e vendit, veçanërisht në zhvillimin dhe avancimin e sistemit të mbrojtjes.
Ministri Maqedonci e falënderoi për vizitën dhe ritheksoi mirënjohjen e Republikës së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar se SHBA-ja mbetet aleati strategjik dhe i pazëvendësueshëm i vendit tonë.






