4
Thirrjes për dhurimin vullnetar të gjakut, i cili po zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të kazermës “Adem Jashari”, iu përgjigjen pozitivisht një numër i madh pjesëmarrësish nga kuadri i Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesëtarët e FSK-së. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjithashtu dhuroi gjak, duke dhënë një shembull të përkushtimit ndaj vlerave humanitare dhe përgjegjësisë shoqërore. Ministri njëkohësisht e falënderoi ekipin mjekësor për punën dhe përkushtimin e tyre, si dhe shprehu mirënjohje për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut.
Dhuro gjak, shpëto jetë!









