Nën udhëheqjen e Zëvendësministrit Kervan, Ministria e Mbrojtjes organizoi në Prizren takim informues në kuadër të fushatës për rekrutimin e ushtarëve në FSK

4

Zëvendësministri Kervan, së bashku me delegacionin e tij, u prit nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili vlerësoi këtë iniciativë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë. Më pas, në sallën e Kuvendit të Komunës, u zhvillua takimi informues me të rinjtë.

Me këtë rast, Zëvendësministri Kervan, në fjalimin e tij, theksoi se Prizreni ka qenë gjithmonë një vend ku të rinjtë kanë treguar përkushtim, guxim dhe vullnet për t’i shërbyer vendit të tyre. Ai nënvizoi se FSK është një institucion profesional dhe të zhvilluar duke përmendur investimet e konsiderueshme në vitet e fundit si dhe i ftoi të rinjtë që t’i bashkohen FSK-së me disiplinë, edukim dhe përkushtim, për të kontribuar në sigurinë e vendit. Në përfundim, ai theksoi se zhvillimi i FSK-së është pjesë e rrugës drejt integrimit euroatlantik dhe synimit që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s në një të ardhme të afërt.

Në takim mori pjesë edhe zëvendësdrejtoresha e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), Hannah Grout, e cila theksoi rëndësinë e zhvillimit sipas praktikave më të mira ndërkombëtare. Ndërsa takimi u përmbyll me informimin e të rinjëve nga nënkolonel Enver Vrellaku, Oficer për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, mbi aplikimet dhe procesin e pjesëmarrjes në FSK.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors