Zëvendësministri Lleshi priti në takim atasheun ushtarak të Ambasadës së Turqisë në Kosovë, Adem Türk

4

Gjatë takimit, koloneli Türk shprehu mbështetjen e Turqisë në Kosovë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke theksuar gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Zëvendësministri Lleshi vlerësoi lart mbështetjen që Turqia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse, duke theksuar se ky bashkëpunim ka dhënë kontribut të rëndësishëm në avancimin e institucioneve të mbrojtjes.Në takim gjithashtu u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të mbrojtjes, përfshirë trajnimet, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe projekte të tjera të përbashkëta në funksion të forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors