Ministri Maqedonci në margjinat e panairit BEDEX 2026,takoi Ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Belgjikës, Theo Francken

4

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Në fokus të bisedimeve ishte zhvillimi i industrisë së mbrojtjes, rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy ushtrive përmes trajnimeve të përbashkëta, si dhe mundësitë për shkëmbimin e oficerëve për shkollim dhe avancim profesional.

Po ashtu, u theksua rëndësia e akreditimit të Atasheut të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Belgjikë, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti dhe që do të kontribuojë drejtpërdrejt në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe ushtarak ndërmjet dy vendeve.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve të forta me aleatët e saj, duke avancuar me vendosmëri drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe integrimit euroatlantik.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors