4
Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mercedes-Benz Special Truck dhe Daimler Truck AG është konkretizuar përmes nënshkrimit të një kontrate trevjeçare për furnizimin me kamionë taktikë. Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve operacionale dhe në modernizimin e flotës ushtarake.
Ky partneritet strategjik dëshmon angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes për ndërtimin e bashkëpunimeve të qëndrueshme me prodhues liderë ndërkombëtarë në industrinë e mbrojtjes, me synim rritjen e standardeve të sigurisë, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë operacionale.





