Ministri Maqedonci priti në takim përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve Amerikanë të Luftërave të Huaja

4

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta, sakrificë dhe partneritet strategjik.

Ministri Maqedonci shprehu mirënjohje të thellë për shërbimin e tyre në Kosovë dhe për angazhimin e vazhdueshëm të Organizatës VFW në mbështetje të Kosovës dhe institucioneve të saj.

Organizata Veterans of Foreign Wars, me rreth 1.5 milionë anëtarë, është një nga organizatat më të mëdha dhe më me ndikim të veteranëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

 

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors