Mbahet takimi vjetor bilateral në mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Gjermanisë në Berlin

4

Takimi u mbajt për t’i përcaktuar aktivitetet e përbashkëta ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes si dhe programet e shkollimeve ushtarake për dy vitet e ardhshme.

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), u përfaqësua nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Ahmet Ajeti, i shoqëruar nga zyrtarja për bashkëpunim bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes, Edona Abazi Zylfijaj, përfaqësuesja nga Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, nënkolonele Vjosa Maloku, atasheu i mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Gjermani, kolonel Bekim Zejnullahu dhe nënkolonel Xhevdet Muriqi.

Ky bashkëpunim në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura Gjermane dëshmon se janë mbështetës shumë efikas në zhvillimin profesional të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors