Regjimenti i Tretë i Këmbësorisës demonstron me sukses aftësitë e fituara gjatë ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë”

4

Ushtrimi u realizuar me qëllim që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së Regjimentit të Tretë, si pjesë e procesit të validimit të të gjitha kapaciteteve të FSK-së, që i mundëson ushtrisë sonë të kalojë në fazën e ardhshme të zhvillimit dhe modernizimit.

Në këtë aktivitet morën pjesë ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zëvendësministrat e Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe Adnan Redzeplar, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, si dhe oficerë dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe përfaqësues të institucioneve të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Me këtë rast, ministri Maqedonci përgëzoi komandantin e FSK-së, Gjeneral Jasharin dhe falënderoi të gjithë ushtarakët tanë për angazhimin e pashembullt në përmbushjen e këtij objektivi të rëndësishëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Njëherësh, ai falënderoi ekipet ushtarake të SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer në ndërtimin e kapaciteteve luftarake të FSK-së.

Më tej, ministri Maqedonci theksoi se në vitet e fundit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka rritur ndjeshëm investimet në armatime, modernizim, personel, trajnim dhe infrastrukturë, për të forcuar dhe për të zhvilluar kapacitetet ushtarake të vendit.

Njësitet e FSK-së edhe sot dëshmuan profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim, duke treguar gatishmërinë dhe vendosmërinë për të përmbushur misionin fisnik të ushtrisë sonë – mbrojtjen e territorit dhe jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors