Ministri Maqedonci priti në takim Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë

4

Në takim u diskutua rreth situatës së sigurisë në Ballkan, si dhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm ndërmjet dy shteteve.

Ministri falënderoi Gjeneralin Bayraktaroğlu për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy ministrive dhe ushtrive, i cili është rezultat i urave të ndërtuara përmes kulturës dhe ekonomisë.

Nga ana e tij, Gjeneral Bayraktaroğlu e siguroi ministrin Maqedonci se do të vazhdojë bashkëpunimi në trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së, ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes, si dhe në fushën e industrisë së mbrojtjes përmes bashkëpunimit me kompaninë shtetërore MKE dhe kompani të tjera.

Të dy u dakorduan se Kosova e ka vendin në NATO, dhe se hapat e ndërmarrë në transformimin e FSK-së e bëjnë Kosovën, në të ardhmen e afërt, një aleat të vyer të aleancës euroatlantike.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors