Ministria e Mbrojtjes pranon fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

4

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi rëndësinë e këtij zhvillimi, duke deklaruar se pranimi i fluturakeve pa pilot të tipit RQ-20 Puma është një hap i rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve të FSK-së në fushën e inteligjencës dhe zbulimit.

"Ky është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerin tonë strategjik dhe të pazëvendësueshëm", u shpreh ndër tjerash ministri Maqedonci.

Ai shtoi gjithashtu se ky bashkëpunim është dëshmi e vazhdimësisë së angazhimit të përbashkët për ngritjen dhe modernizimin e FSK-së, në përputhje me standardet më të avancuara ndërkombëtare.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors